Ballina Sport Çullhaj: Shqipërisë po i ikin talentet

Çullhaj: Shqipërisë po i ikin talentet

66
0
SHPËRNDAJE

Është kampion Shqipërie prej 10 vitesh radhazi, ndërsa në garat  ndërkombëtare është duke korrur suksese të vazhdueshme. Indrit  Çullhaj, xhudisti i talentuar shqiptar, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Europian të Xhudos pak ditë më parë në Dubrovnik, duke rrëfyer për Telesport edhe emocionet e pjesëmarrjes në këtë kampionat ku një ndër kundështarët më të fortë, ukrainasi Ovcharenko, është mundur nga xhudisti i talentuar shqiptar.

Indriti ka zgjedhur të stërvitet në Kosovë me trajnerin Driton Kuka, pasi konkurenca dhe profesionalizmi në Kosovë janë më larata, çka e ndihmojnë sportistin të rritet më shumë profesionalisht.

Por edhe pse një  kampion absolut në Shqipëri dhe pretendent kryesor për të sjell medalje nga garat ndërkombëtare, Indrit Çullahj ka pasur pak ose aspak mbështetje institucionale nga federata, komiteti olimpik apo ministria e arsimit dhe sportit.

Ashtu si Indriti edhe i vëllai njëherazi trajner i ekipit të Tiranës bëjnë thirrje për të mbështetur sportin e Xhudos pasi sipas tyre nëse shteti vë dorë, medaljet nga garat ndërkombëtare nuk do të mungojnë. Rezultati me vendin e pestë në Kupën e Europës për të rritur është më i miri i marë deri më tani nga vendi ynë  që prej krijimit të sportit të Xhudos, ndërkohë që Indrit Çullhaj së shpejti do të marrë pjesë në një tjetër kampionat që do të zhvillohet në Telaviv të Izraelit ku gjithashtu pretendon medalje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here